Apoya a TIME. Preserva la verdad.
fútbol americano

El Leipzig ficha a un delantero del Chelsea.

Marc Guiu

RB Leipzigu ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit spanjoll, Marc Guiu. 

Sulmuesi 20-vjeçar ka nënshkruar kontratë me klubin gjerman të vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2031. 

Guiu, i zhvilluar në akademinë e Barcelonës, iu bashkua Chelseat në vitin 2024 për 6 milionë euro. 

Me skuadrën angleze zhvilloi 29 ndeshje në të gjitha garat dhe shënoi tetë gola. 

Gjatë qëndrimit në “Stamford Bridge” ai fitoi Ligën e Konferencës dhe Kupën e Botës për klube. 

Sulmues i talentuar spanjoll pati periudhë të shkurtër huazimi te Sunderlandi.

Leipzigu ka paguar 15 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e Guiut. 

“Kalimi te RB Leipzig është hapi i duhur për mua. Klubi bëri përpjekje të mëdha për të më sjellë këtu dhe gjatë bisedimeve më dha një ide shumë të qartë për rolin që mund të kem në ekip”, ka thënë 20-vjeçari.