Jeddeloh, skuadra e ligës rajonale të Gjermanisë që bën gara në kategorinë e katërt të futbollit gjerman, ka shkaktuar befasi në Kupën e Gjermanisë dhe ka avancuar në raundin e dytë.
Kjo skuadër e ka eliminuar Heidenheimin e Bundesligës 2, falë edhe shpërthimit të dyshes nga Kosova, Kamer Krasniqi dhe Haris Hyseni.
Krasniqi e Hyseni shënuan gola të dielën në shtëpi, në fitoren 5:2.
Krasniqi 33-vjeçar e barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 13-të, ndërsa Hyseni në minutën e 29-të realizoi për 3:1.
Hyseni 30-vjeçar më pas e konkretizoi në gol penalltinë e minutës së 70-të për 4:1. Krasniqi më pas përgatiti golin e pestë dy minuta më vonë.
Krasniqi luan si mesfushor, ndërsa Hyseni është sulmues.
además
Hacia Suiza en otra etapa, con el mismo objetivo
Mediumet në Gjermani kanë shkruar për këtë befasi, ndërsa në qendër të vëmendjes ka qenë edhe dyshja nga Kosova.
Heidenheimi në edicionin e kaluar luajti në elitën gjermane, por nuk e siguroi mbijetesën.