Apoya a TIME. Preserva la verdad.
fútbol americano

Krasniqi: Todos los jugadores sueñan con jugar para Suiza.

kra

Kur Grasshopperit i duhet kreativitet, topi shkon menjëherë te Samuel Krasniqi. Kështu e nis shkrimin e gjatë mediumi “SRF” i Zvicrës, që është sinjal se mesfushori me tipare sulmuese po vlerësohet lartë në shtetin helvetik. 

Tutje, mediumi zviceran ka vazhduar me statistikat e Krasniqit në këtë edicion. Ai është pjesë e Grasshopperit. 

“Me 17 driblime të suksesshme, është i katërti në ligë. Ai po ashtu ka bërë 15 harkime të suksesshme, 10 gjuajtje në portë dhe 20 tentime për asistim. Vetëm dy ishin të suksesshme, por kjo është për shkak të bashkëlojtarëve që nuk kanë shënuar”, ka shkruar “SRF”. 

Krasniqi, që është pjesë e U21 të Zvicrës, ka thënë se synon edhe më shumë me klubin. 

21-vjeçari Krasniqi ende nuk e synon Zvicrën A. Por ka thënë se është ëndërr e çdo futbollisti. 

“Natyrisht, çdo futbollist e ëndërron këtë. Por, unë do të shkoj hap pas hapi”, ka theksuar Krasniqi.