Apoya a TIME. Preserva la verdad.
fútbol americano

Kosovo publica su alineación, Zhegrova en el banquillo.

Edon Zhegrova

Selektori i Kosovës, Franco Foda, ka publikuar formacionin startues për ndeshjen ndaj Austrisë. 
Kosova nga ora 18:00 luan në Vjenë ndaj Austrisë, në ndeshjen që i takon Grupit B3 të Ligës së Kombeve.

Nga minuta e parë do të luajë mbrojtësi Ron Raqi, që e zëvendëson Albian Hajdarin e lënduar.
Ndërkohë në vend të Edon Zhegrovës në krahun e djathtë do të startojë Ermal Krasniqi. Zhegrova mbetet në stol.

Në portë do të jetë Arijanet Muriq. Mbrojtja përbëhet me Lumbardh Dellovën, Ilir Krasniqin, Raqin, Dion Gallapenin dhe Mërgim Vojvodën.

Në mesfushë janë Leon Avdullahu dhe Veldin Hoxha.

Sulmit i prijnë Vedat Muriqi, Ermal Krasniqi dhe Baton Zabërgja. Raqi ka startuar në vend të Albian Hajdarit që do të mungojë shkaku i lëndimit.

Leer otras actualizaciones
Austria - Kosovo

EN DIRECTO: Austria – Kosovo

Kosova luan në udhëtim ndaj Austrisë sot nga ora 18:00 në ndeshjen e xhiros së dytë...