Sulmues Randal Kolo Muani e ka pranuar se te Juventusi ka pasur tensione në dhomat e zhveshjes pas disfatës 3:0 nga Lazio në Serie A në fundjavë.
Ai ka thënë se kanë diskutuar rreth ndeshjes, por ka shtuar se nuk ka problem të luajë bashkë me sulmuesin tjetër, Nick Woltemade.
Juventusi të enjten në mbrëmje luan ndaj Rennesit francez, në xhiron e tretë të “Europa League”.
Ka pasur raportime se pas humbjes nga Lazio, që e la Juventusin në vendin e tetë me 11 pikë, shumë i ashpër ka qenë edhe Gleison Bremer, që ka bërë kritika të mëdha ndaj bashkëlojtarëve.
“Ka pasur tension, por kemi bërë diskutim konstruktiv. Na takon neve të tregojmë çka mundemi në fushë. Kemi folur për këtë menjëherë, si një familje kur kalon në probleme. Nuk kemi mungesë karakteri. Jemi grup i mirë, i bashkuar dhe dëshirojmë të punojmë fort”, ka deklaruar sulmuesi francez të mërkurën për “Sky”.