Apoya a TIME. Preserva la verdad.
fútbol americano

Cuatro golazos para la contundente victoria del Real Madrid.

Real Madrid

Katër supergola i kanë shënuar futbollistët e Real Madridit për fitoren bindëse ndaj Sevillas.
Të dielën mbrëma në “Santiago Bernabeu”, Madridi e fitoi 4:1 derbin e xhiros së nëntë të La Ligas.
Real Madridi me fitore doli në vendin e tretë me 21 pikë, një më pak se Atletico Madridi që mban vendin e dytë. Barcelona është lidere me 27 pikë. Sevilla renditet në pozitën e gjashtë më 14 pikë.
Arda Guler shënoi gol të bukur për 1:0 në minutën e 30-të. Mjeshtëria e Kylian Mbappe erdhi në shprehje në minutën e 37-të, kur francezi realizoi për 2:0.

Në minutën e 63-të, Mbappe shënoi nga pika e bardhë për 3:0. Por goditja sërish ishte mjeshtërore, me “Panenka”. Mbappe tani i ka nëntë gola në nëntë paraqitje kampionale.

Manuel Bueno shënoi për Sevillan në minutën 80-të, por menjëherë në minutën e 82-të, Yan Diomande shënoi tjetër gol të shkëlqyer për 4:1.