Lautaro Martinez ka pësuar lëndim dhe mund të mungojë disa javë për shkak të telasheve me muskuj.
“Calciomercato” ka shkruar se lëndimi që ai e pësoi në disfatën 4:3 nga Club Brugge në Ligën e Kampionëve, kërkon të paktën dy javë pushim.
Kapiteni i Interit në atë ndeshje realizoi dy gola.
Derbin ndaj Milanit, Interi e luan më 31 tetor.