Apoya a TIME. Preserva la verdad.
fútbol americano

Caos tras la victoria del Dortmund en Bakú.

Borussia Dortmund

Lojtarët e Borussia Dortmundit u larguan shpejtë dhe pa bërë dush nga stadiumi pas ndeshjes në Ligën e Kampionëve kundër Sabah Baku.

Por cila ishte arsyeja e largimit kaq të shpejtë?

Sipas gazetës “Bild”, te Dortmundi kishte shqetësime rreth pranisë së mundshme të baktereve në ujë. Legionella është një lloj bakteri që krijohet kur uji rrjedhë rrallë nëpër kanale, që në rastin më të keq shkakton sëmundje.

Trajneri Niko Kovaç tregon se u ishte thënë të mos bënin dush në stadiumin në Azerbajxhan.

“As në stërvitjen para ndeshjes nuk bëmë dush. Na thanë të mos bënim dush këtu, por në hotel, prandaj u kthyem shpejtë në hotel”, ka thënë ai.

Drejtori sportiv i Dortmundit, Ole Book dha shpjegime për largimin e lojtarëve nga stadiumi.

“Zona e dushit këtu nuk është aq e mirë”, ka thënë Book.

Dortmundi e fitoi 2:1 ndeshjen.