Juventusi i ka arkëtuar pikët e plota të shtunën mbrëma në ndeshjen që i takoi xhiros së dytë të Serie A.
Juve e mposhti në shtëpi Parman me rezultatin 2:0.
“Zonja e Vjetër” të dy golat e fitores i realizoi në pjesën e dytë.
Nicolas Gonzalez e realizoi golin e parë në minutën e 63-të.
Realizatori i golit të dytë ishte Teun Koopmeiners në minutën e 88-të.
Edon Zhegrova për shkak të një lëndimi i mungoi Juves.
Juve edhe në xhiron e parë fitoi 1:0 ndaj Frosinones.