Heroi i Kepit të Gjelbër në Kupën e Botës 2026, portieri Vozinha, e ka kompletuar transferimin te skuadra e elitës së futbollit të Kilit, Colo Colo.
Lajmi e ka bërë të ditur presidenti i këtij klubi, ndërsa portieri 40-vjeçar ka nënshkruar kontratë për 18 muaj.
Vozinha u bë i njohur në Botëror me pritjet në ndeshjet ndaj Spanjës dhe Argjentinës. Për të ishte interesuar edhe Inter Miami në ligën MLS në SHBA.
Por, Vozinha vendosi për Colo Colon, skuadrën më të suksesshme kiliane me 34 tituj.
Vozinha pati shpërthim edhe në rrjetet sociale, përkatësisht në Instagram. Nga 25 mijë ndjekës sa kishte në fillim, numri u shtua në 25 milionë.
Artículos similares
-
El jugador "menos conocido" del Mundial se está convirtiendo en una estrella.
-
El héroe del partido habla
-
¿Cómo se convirtió Haaland en una superestrella del fútbol?
-
De Ucrania devastada por la guerra a héroe en el minuto 98 contra el Real Madrid
-
Shaqiri no se arrepiente de retirarse de Suiza: "No lo extraño"