Hajduku i Splitit e ka fituar derbin e zjarrtë të Kroacisë, atë ndaj Dinamos së Zagrebit.
Të shtunën në xhiron e nëntë të elitës së futbollit kroat, Hajduku fitoi 2:1.
Ron Raçi i Kosovës luajti deri në minutën e 90-të te Hajduku. Arbër Hoxha mbeti në bankën rezervë te Dinamo Zagrebi.
Hajduku e kryeson tabelën me 19 pikë, tri më shumë se Dinamo Zagrebi.