Apoya a TIME. Preserva la verdad.
fútbol americano

Garcia fajëson mjekët për paraqitjen e Belgjikës në Botëror

Rudi Garcia

Trajneri i Belgjikës në Kupën e Botës, Rudi Garcia, thotë se përpjekjet e tyre për sukses edhe më të madh në ngjarjen në SHBA, Kanada e Meksikë u penguan nga ekipi mjekësor. Garcia nuk e rinovoi kontratën pas Kupës së Botës dhe në intervistën e parë që e ka dhënë, e ka fajësuar stafin mjekësor të ekipit për pengesat që ai pretendon se ndikuan në një turne jo bindës, ndonëse Belgjika arriti në çerekfinale.

“Ne e vumë Kupën tonë të Botës në rrezik për shkak të disa lëndimeve dhe sëmundjeve që nuk u trajtuan siç duhet”, tha Garcia për gazetën belge “Le Soir”.

Belgjika e nisi Botërorin me barazime ndaj Egjiptit dhe Irakut, përpara se fitorja 5:1 ndaj Zelandës së Re t’ia siguronte vendin e parë në grup. Belgët bënë përmbysje të rezultatit ndaj Senegalit për të avancuar në mesin e 16 përfaqësueseve më të mira. Në këtë fazë e luajtën ndeshjen më të mirë të Botërorit, ndaj SHBA-së. U ndalën në çerekfinale nga Spanja, 2:1. 

Sulmuesi i krahut i Manchester Cityt, Jeremy Doku, pritej të ishte pjesë vendimtare e kampanjës. Por Doku luftoi me sëmundje dhe përfundoi në urgjencë gjatë Kupës së Botës.

“Një javë më herët, me insistimin tim, caktuam një termin për skanim. Mjeku nuk mendonte se skanimi ishte i nevojshëm sepse i kishte dhënë Jeremyt antibiotikë. Jeremy u ndje më mirë dhe në fund nuk donte as vetë të shkonte. Por gjashtë ditë më vonë ai e kaloi natën në urgjencë”, ka thënë Garcia. Doku ka pasur telashe për shkak të lëngut në mushkëri.

Trajneri nga Franca përmendi edhe lëndimet e kapitenit Your Tielemans si dhe lojtarëve Charles De Ketelaere dhe Zeno Debast gjatë Botërorit. Garcia, me gjithë pengesat, vlerëson se bëri punë të mirë në postin e selektorit të Belgjikës.

“Erdha për një mision. E mora Belgjikën nën kujdesin tim sepse po afrohej një Kupë Bote me Kevin De Bruynen, Thibaut Courtoisin dhe Romelu Lukakun. Mendova se këto tri legjenda mund ta mbanin ende Belgjikën dhe se mund të shkonim larg së bashku. Misioni im mbaroi kur përfundoi Kupa e Botës. Ne përjetuam disa gjëra shumë të bukura së bashku”.

además García: El gol de Torres en la final no fue casualidad. fútbol americano García: El gol de Torres en la final no fue casualidad.

Megjithatë, nëse do t’i ishte ofruar rinovimi i kontratës, 62-vjeçari do të qëndronte.

“Nuk mendoj se është e padrejtë të thuhet se e kemi kthyer Belgjikën në hartën e futbollit botëror. Pra misioni im është përmbushur. Dhe është mirë të kaloj në diçka tjetër. U largova pa hidhërim. Jam i qetë dhe i kënaqur për atë që kam bërë”, ka theksuar Garcia.

Ish-futbollisti i njohur holandez, Mark van Bommel, është zgjedhur tashmë selektor i ri i Belgjikës.