Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Franco Foda, e ka komentuar vendimin e Amir Rrahmanit javën e kaluar për t’u tërhequr nga ekipi përfaqësues i Kosovës.
Foda ka thënë se ishte njoftuar personalisht nga Rrahmani për vendimin për t’u tërhequr nga Kosova “përderisa FFK-në e udhëheqin personat aktualë”.
“Gjithçka është shumë emocionale në Kosovë. Fakti është se Amir Rrahamani ka dhënë dorëheqjen. Ai më informoi personalisht për këtë. Por të gjithë lojtarët që janë në formë dhe që do t’i ftoj do të jenë atje të hënën dhe do të përgatiten për ndeshjet së bashku me mua”, ka thënë Foda në “CANAL+” gjatë ndeshjes së Ligës së Evropës ndërmjet Sturm Grazit dhe Rennesit, shkruan të enjten mediumi i madh austriak, “Laola1”.
Foda ka mohuar se rrugën e Rrahmanit do ta ndjekin edhe të tjerët.
“Ka shumë dramë që po ekzagjerohet. Ideja se edhe më shumë lojtarë duan të bojkotojnë ekipin kombëtar nuk është e vërtetë”, ka theksuar Foda.
Rrahmani cuenta con 67 partidos y siete goles con Kosovo. La mayoría de sus apariciones fueron como capitán. También tuvo una carrera internacional a nivel absoluto con Albania. En 2016 finalmente se unió a Kosovo y ha contribuido enormemente a los éxitos de la selección.
Rrahmani njoftoi tërheqjen e përkohshme të premten e kaluar. Para se mbrojtësi 32-vjeçar i Napolit të njoftonte për largimin nga Përfaqësuesja e Kosovës, zyra e avokatëve “Hodaj & Partners” njoftoi se ka marrë përsipër përfaqësimin ligjor të futbollistit, “lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me sulmet, kërcënimet, fyerjet dhe cenimin e reputacionit të tij nga persona kyçë dhe të lidhur brenda FFK-së”. Këtë zyrë e drejton Taulant Hodaj, që për disa vjet mbajti pozitë me rëndësi në FFK.
Sipas një postimi të kësaj zyre, “për më shumë se dy vjet, kapiteni Rrahmani është përballur me kërcënime, sulme dhe presione të vazhdueshme. Përkundër kësaj, ai ka zgjedhur që shqetësimet e tij t’i adresojë brenda dhe të mos i bëjë publike, duke vënë interesin e Kombëtares dhe të Kosovës para interesit të tij personal”.
Futbollisti prishtinas ishte shprehur i pakënaqur me drejtuesit aktualë të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe për këtë arsye ka vendosur të tërhiqet.
“Pas 10 vjetëve në Kombëtare, nga të cilat shtatë si kapiten, ju njoftoj se nuk do të jem më pjesë e Kombëtares së Kosovës, përderisa FFK-në e udhëheqin personat aktualë”, kishte shkruar Rrahmani.
Ai kishte lënë të kuptohet se gjërat që e kanë munduar, e që nuk i ka bërë publike, nuk ka mundur t’i zgjedhë brenda familjes kosovare të futbollit. Ka akuzuar edhe për mungesë kompetence nga përgjegjësit në federatë.
Nga Federata ende nuk ka pasur ndonjë reagim.
FFK-ja nuk është deklaruar për vendimin e akuzat e Rrahmanit.