Maximilian Beier ishte vendimtar të shtunën mbrëma duke ia siguruar fitoren skuadrës së Borussia Dortmundit.
Dortmundi me vështirësi e mposhti Stuttgartin në udhëtim me rezultatin 1:0, në kuadër të xhiros së katërt të Bundesligës gjermane.
Sulmuesi gjerman, Beier, e realizoi golin e fitores për “verdhezinjtë” në minutën e 70-të.
Për Dortmundin është fitorja e katërt radhazi. Ëshë lider me 12 pikë.
Ndërkohë për Stuttgartin ishte disfata e tretë, krahas një fitoreje.
Stuttgarti ka tri pikë dhe është poshtë në tabelë.