Apoya a TIME. Preserva la verdad.
fútbol americano

La FIFA sanciona a España tras los insultos a los musulmanes.

España - FIFA

Spanja duhet ta luajë miqësoren e ardhshme me mbyllje të pjesshme të stadiumit, pasi tifozët bënë thirrje diskriminuese ndaj myslimanëve në ndeshjen kundër Egjiptit më 31 mars. 

Një grup i tifozëve vendës spanjoll, u dëgjuan duke i bërë këto thirrje në minutën e 10-të të pjesës së parë, dhe edhe një herë tjetër në pjesën e dytë, shkruan BBC të premten. 

Mesazhi që ua tërhoqi vërejtjen tifozëve spanjollë u shfaq në ekranin e madh në stadiumin “RCDE” të Espanyolit në Barcelonë. 

FIFA menjëherë hapi procedurë disiplinore për thirrje “islamofobe dhe ksenofobike”, ndërsa dënimi u bë zyrtar të premten. 

Spanja tani duhet të luajë me 15 për qind të mbylljes së stadiumit për tifozë, por ato ulëse mund të mbushen me familjarë, studentë dhe anëtarë të organizatave kundër diskriminimit. 

FIFA po ashtu e ka gjobitur Spanjën me afro 20 mijë euro. 

Ndeshja miqësore Spanja – Egjipti ishte zhvilluar më 31 mars dhe kishte përfunduar 0:0.