Apoya a TIME. Preserva la verdad.
fútbol americano

FFK informa a los aficionados sobre las entradas para el partido Israel – Kosovo.

KFF

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se ka nisur shitja e biletave për sektorin e tifozëve kosovarë për ndeshjen Izrael – Kosovë.

Kosova në Debrecen të Hungarisë të enjten nga ora 20:45 do të përballet me Izraelin. Ndeshja i takon Grupit B3 të Ligës së Kombeve.

Tifozët e Kosovës do të vendosen në sektorin D3.

Për të blerë biletën, tifozët duhet të plotësojnë saktë të dhënat personale gjatë procesit të regjistrimit.

Shitja e biletave për sektorin e tifozëve të Kosovës do të jetë e hapur deri më 30 shtator, në orën 20:00.

Kosova pas dy ndeshjeve ka një fitore dhe një humbje. 

“Dardanët” të enjten e kaluar fituan ndaj Irlandës, kurse të dielën u mposhtën nga Austria.