Vedat Muriqi realizoi gol të mërkurën për Fenerbahçen që bëri vend në Ligën e Kampionëve pas 18 vjetësh.
Dy ditë më pas, skuadra e madhe turke bëri postim të veçantë për kosovarin.
Skuadra e madhe nga Stambolli e paraqiti bisedën që i parapriu golit të sulmuesit të Kosovës, e që hapi rrugën për fitoren 2:1.
Muriqi ka pasur diskutim me Oguz Aydin, që bëri krosimin.
“Harkoje topin lartë dhe gjuaje në mes”, i ka thënë Muriq ndër të tjera.
Më pas Feneri ka shkruar se çka ndodhi disa momente më vonë. E ka shfaqur golin e Muriqit që fillimisht gjuan me kokë, e nga topi i kthyer shënon për 1:0 në minutën e 24-t.