Apoya a TIME. Preserva la verdad.
fútbol americano

Elversberg, el pequeño equipo que está revolucionando el fútbol alemán.

Elversberg

Ekipi më i vogël në Bundesligë mund të jetë më emocionuesi.

Nga një qytet i vogël me vetëm 13 mijë banorë dhe me buxhet të vogël, Elversbergu, nisi furishëm në elitën e futbollit gjerman, duke e mposhtur javën e kaluar 3:2 ish-kampionin, Bayer Leverkusenin.

Futbollisti i krahut i lindur në Teksas, Cole Campbell, shënoi gol pasi u bë transferimi rekord i skuadrës, teksa skuadra krijoi epërsi 3:0 pak pas pushimit, e më pas Leverkuseni u kthye.

Elversbergu tregoi se mund të përballet me ekipe të mëdha kur e ka ditën. Pjesa tjetër e sezonit do të jetë sfidë për të treguar nëse e meriton të qëndrojë. Hapi i radhës ndaj një ish-kampioni, Borussia Monchengladbachu, në udhëtim të shtunën.

“Nuk është e lehtë, pa dyshim, sepse kishim 10 lojtarë në fushë që debutuan në Bundesligë”, tha trajneri Vincent Wagner pas ndeshjes të së shtunës. “Edhe nëse mposhtemi disa herë, ne duhet të luajmë futboll të guximshëm, sepse kjo është mënyra e vetme për të pasur shans në këtë ligë”.

Basti që sulmuesi amerikan të ketë sezon të shkëlqyer

Guximi është fjalë që dëgjohet shumë në Elversberg. Është koncept që i formëson taktikat, për mbrojtje dhe sulme të shpejta.

Injorimi i lojtarëve të dëshmuar të Bundesligës për arsye financiare. “Ndoshta mund ta përballojmë një apo dy, por më pas do të duhet ta ndryshojmë gjithë strukturën e pagave”, thotë drejtori teknik, Josef Welzmuller, i cili synon të gjejë lojtarë të rinj me potencial që i kanë klubet tjera e që nuk vlerësohen.

Transferimi i Campbellit që u raportua të jetë 6 milionë euro, ishte rekord i klubit por shumë modest nga standardet që kërkon liga.

“Ishte transferimi jonë rekord, që tregon qartë se sa shumë besojmë në Colen”, ka thënë Welzmuller. “Ai është lojtar fantastik. Është shumë i shpejtë. Është shumë i fortë me topin dhe shumë i mirë në situatat një kundër një. Ai është djalosh shumë i mirë, me karakter shumë të mirë. Ne duam që ai të dalë në pozita një kundër një dhe të gjejë hapësira për ne, dhe ne jemi shumë, shumë të sigurt se do të kemi sezon të shkëlqyer”.

Campbell u transferua nga Borussia Dortmundi pasi nuk kishte hapësirë atje dhe as te Hoffenheimi ku ishte i huazuar. Përkrah tij të shtunën ishte Francis Onyeka, lojtari i huazuar nga Leverkuseni që u përball me klubin e tij, njëri prej tri më të rinjve të huazuar në skuadër.

“Gjithmonë synojmë të marrim lojtarë me potencial të lartë”, shton Welzmuller. “I besojmë, ne duam t’u japim atyre minutat që i kërkojnë te klubet e tyre dhe në këtë aspekt duhet guxim”.

Ndërtimi i një stadiumi që mund ta akomodojë gjithë qytetin

Vetëm 9.307 tifozë ishin të pranishëm në stadiumin e Elversbergut për ta parë skuadrën e tyre teksa shkruan historinë. Kjo për shkak se njëra anë e stadiumit është duke u rinovuar.

Një stadium tashmë i vogël, është dashur ta ulë edhe më shumë numrin e shikuesve, ndërsa ekipi synon që ta rritë kapacitetin me minimumin e kërkesës së ligës prej 15 mijë tifozëve. Kjo synohet të bëhet deri në pranverë.

Kur kjo të përfundojë, “Ursapharm-Arena” – i emëruar me emrin e një kompanie lokale farmaceutike që sponsorizoi rritjen e Elversbergut – do të jetë në gjendje t’i mirëpresë të gjithë personat e qytetit të Spiesen-Elversberg, dhe 2 mijë tjerë më shumë.

Edhe njerëzit që operojnë në klub janë në numër të vogël, ndërsa janë dy “punëtorë të jashtëzakonshëm” që punojnë si skaut, thotë Welzmuller. Ka edhe “shumë, shumë pak” drejtues, dhe për këtë arsye ai thotë se klubi mund të marrë vendime të shpejta.

Rritja e befasishme e ekipit që luante në kategorinë e katërt të futbollit gjerman deri në vitin 2022, vazhdon ta befasojë stafin e vet.

Welzmuller u rrit si tifoz i Bayern Munichut dhe ka thënë se përballja me ekipin e fëmijërisë më 13 shtator, do të jetë “e çmendur”.

Por, do të jetë vetëm një tjetër ndeshje për ekipin që refuzon të dorëzohet.

“Kemi shumë respekt për Bundesligën”, thotë Welzmuller. “Ne nuk kemi frikë nga askush”.