Apoya a TIME. Preserva la verdad.
fútbol americano

El Elche prepara oferta por Hysaj

Elseid Hysaj

Skuadra nga La Liga spanjolle, Elche, po përgatit ofertë për mbrojtësin e Shqipërisë, Elseid Hysajn. 
Lajmin e ka bërë të ditur të mërkurën “Transfermarkt”. 

Bologna kishte shprehur interesim për mbrojtësin e krahut, por raportohet se marrëveshja ka dështuar. 

32-vjeçari Hysaj është pa klub që nga muaji korrik pasi i përfundoi kontrata me Lazion. 

Mbrojtësi i Shqipërisë ishte pjesë e Lazios nga viti 2021. 

Hysaj me Lazion i zhvilloi 131 ndeshje, ndërsa pati dy gola e katër asistime. Ai e nisi karrierën te të rinjtë e Vllaznisë së Shkodrës, ndërsa ka luajtur edhe për Napolin dhe Empolin.

Hysaj me Kombëtaren e Shqipërisë ka dy gola në 102 ndeshje.