Një tjetër futbollist i Gjermanisë është larguar nga kampi dhe nuk do të luajë ndaj Serbisë e Greqisë.
Nico Schlotterbeck i Dortmundit ka pësuar lëndim në nyjën e këmbës dhe nuk do të luajë më 1 tetor ndaj serbëve dhe më 4 tetor ndaj grekëve.
Kështu ka njoftuar të mërkurën Federata e Futbollit e Gjermanisë për gjendjen fizike të 26-vjeçarit.
Mbrojtësi pësoi lëndim të rëndë në nyje edhe në ndeshjen e dytë të fazës grupore në Botërorin 2026 ndaj Bregut të Fildishtë. Mungoi për kohë të gjatë.
Gjermania në dy ndeshjet e para të Ligës së Kombeve pati një barazim 1:1 me Holandën dhe pësoi humbje 1:0 nga Greqia.