Liverpooli është pajtuar me Paris Saint-Germainin për transferimin e Bradley Barcolas.
Transferimi do të kompletohet për afro 144 milionë euro.
PSG-ja e vlerësonte sulmuesin 23-vjeçar afro 170 milionë euro fillimisht, por më pas është arritur marrëveshja për çmimin që e ofruan “të kuqtë”.
Barcola pritet të nënshkruajë marrëveshje për kohë të gjatë, ka shkruar “BBC” të shtunën.
Barcola iu bashkua PSG-së nga Lyoni në vitin 2023 dhe i fitoi tre tituj të elitës franceze, dy Liga të Kampionëve, dy Kupa të Francës, një Superkupë të Evropës dhe Kupën Interkontinentale.
Me Francën në Kupën e Botës 2026, i realizoi tri gola.