Apoya a TIME. Preserva la verdad.
fútbol americano

Las dos leyendas se convierten en propietarios del club brasileño.

Ronaldo Nazario dhe Roberto Carlos

Legjendat e futbollit brazilian, Ronaldo Nazario dhe Roberto Carlos, kanë nisur kapitull të ri në karrierën e tyre.

Dy ish-kampionët e botës janë pjesë e një grupi investitorësh që ka marrë 80 për qind të aksioneve të klubit brazilian, Inter de Limeira.

Marrëveshja është miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e klubit, ku propozimi mori 53 vota pro dhe vetëm një kundër. Përmes këtij ndryshimi, Inter de Limeira do të funksionojë si shoqëri aksionare, ndërsa 20 për qind e aksioneve do të mbeten në pronësi të shoqatës së klubit.

Në grupin e investitorëve përveç Ronaldos dhe Roberto Carlosit është edhe biznesmeni Enrico Ambrogini, ndërsa në projekt janë të përfshirë edhe investitorë ndërkombëtarë.

Aktualisht, Inter de Limeira garon në Serie C, niveli i tretë i futbollit në Brazil.