Apoya a TIME. Preserva la verdad.
fútbol americano

Drita presenta al excentrocampista de Kosovo.

Besar Halimi

Plot 32 ndeshje i ka luajtur për Kosovës përforcimi i ri i Dritës, kampiones në fuqi të Kosovës në futboll.

Bëhet fjalë për mesfushorin 31-vjeçar, Besar Halimi.

Halimi, ka luajtur rol të rëndësishëm për një periudhë te Kosova. 

Me fanellën “dardane”, Halimi ka shënuar tri gola.

Në njoftimin e Dritës nuk bëhen të ditura detajet e kontratës. Por te Drita presin shumë nga Halimi.

“Besar Halimi është përforcimi ynë më i ri dhe nga sot bëhet pjesë e familjes së FC Drita. Gjilanasi tashmë do t’i mbrojë ngjyrat Bardh e Kaltër, në klubin e qytetit të tij. Gati për sfidat që na presin. Gati për të dhënë gjithçka për fanellën, qytetin dhe stemën tonë. Mirë se vjen në shtëpi, Besar”, shkruan Dritan në njoftim.

Halimi së fundi ishte pjesë e Raja Club Athletic të Marokut. Ai ka bërë karrierë në shumë skuadra të ndryshme.