Apoya a TIME. Preserva la verdad.
fútbol americano

Director deportivo del Hoffenheim: El verano no ha sido fácil para Asllan.

aslán

Drejtori sportiv i Hoffenheimit, Andreas Schicker, është shprehur i kënaqur me kthimin e Fisnik Asllanit në skuadër. 

Schicker ka pranuar se vera nuk ka qenë e lehtë për sulmuesin kosovar, por ka vlerësuar paraqitjen e tij në stërvitje dhe kthimin në skuadër.

Asllani kishte një verë të komplikuar. Gjatë afatit kalimtar ishte pranë kalimit te RB Leipzigu, por transferimi dështoi në momentet e fundit. 

Leipzigu njoftoi për “probleme fizike” të Asllanit dhe lëvizja nuk u realizua.

Asllani luajti shtatë minuta në përballjen ndaj Stuttgartit. 

“Nuk ka qenë verë aspak e lehtë për Fisin. Jemi të lumtur që ai është këtu. Dhe mendoj se gjatë kësaj jave në stërvitje ai ka treguar tashmë se mund të na ndihmojë përsëri. Jam i lumtur që ai është këtu, sepse nga tani e tutje na presin shumë ndeshje. Jam i lumtur që ai është këtu sepse kemi shumë ndeshje që vijnë, deri në janar, dhe shpresoj edhe më gjatë. Do të na duhet çdo lojtar, kështu që jam i lumtur që edhe Fisi është kthyer”, ka thënë 40-vjeçari Schicker, shkruan të martën “Kicker”.