---
description: Yan Diomande ka bërë hap gjigant në karrierë, duke u transferuar nga RB Leipzigu te Real Madridi.Diomande është transferuar për dëmshpërblim bazë prej 125 milio
title: Diomande barazon rekordin për transferimin më të shtrenjtë nga Bundesliga
image: https://resources.koha.net/images/2026/August/07/235f92d7-1d13-43e0-b0cb-ce26444a5b9a.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Futboll

# Diomande barazon rekordin për transferimin më të shtrenjtë nga Bundesliga

![dd](https://resources.koha.net/images/2026/August/07/235f92d7-1d13-43e0-b0cb-ce26444a5b9a.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 7 gusht 2026 08:43
- Shpërndaje në:

- 7 gusht 2026 08:43
- Shpërndaje në:

Yan Diomande ka bërë hap gjigant në karrierë, duke u transferuar nga RB Leipzigu te Real Madridi.

Diomande është transferuar për dëmshpërblim bazë prej 125 milionë euro. 15 milionë euro të tjera pritet të paguhen nga madrilenët në formë të bonuseve.

125 milionë euro është rekordi i transferimit të një lojtari nga Bundesliga gjermane, pa llogaritur bonuset. Kaq ka kushtuar edhe transferimi i Florian Wirtzit.

“Kicker” ka publikuar transferimet më të shtrenja nga klubet e Bundesligës për në klube të vendeve të tjera. Janë llogaritur vetëm dëmshpërblimet bazë, pa bonuse.

Dominik Szoboszlai kalkoi nga Leipzigu te Liverpooli në vitin 2023 për 70 milionë euro. Nick Woltemade ia siguroi Stuttgartit 75 milionë euro në vitin 2025, për transferim te Newcastle Unitedi.

[Edhe ![Cili është mesazhi i Diomandes për Jose Mourinhon?](https://resources.koha.net/images/2026/July/26/f62a44da-640c-4d80-94ea-4023d22a6c53.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 20 gus 2026 Cili është mesazhi i Diomandes për Jose Mourinhon?](https://www.koha.net/futboll/cili-eshte-mesazhi-i-diomandes-per-jose-mourinhon)

Kevin De Bruyne në vitin 2015 kaloi nga Wolfsburgu te Manchester City për 75 milionë euro. Kaq kushtoi edhe kalimi i Erling Haalandit nga Borussia Dortmundi te Manchester City në vitin 2022 dhe ai i Omar Marmoushit nga Frankfurti te Manchester City në dimrin e vitit 2025. 

Pak më shumë para u fituan nga shitja e Benjamin Sheshkos nga RB Leipzigu te Manchester Unitedi në verën e vitit të kaluar. Klubi gjerman përfitoi 76,5 milionë euro.

80 milionë euro u ndanë nga Chelsea për sigurimin e Kai Havertzit në verën e vitit 2020.

Lista e rekordeve vazhdon me Jadon Sancho, që për 85 milionë euro kaloi nga Borussia Dortmundi te Manchester Unitedi në verën e vitit 2021. Hugo Ekitike i kushtoi Liverpoolit 88 milionë euro. Skuadra e madhe angleze e bleu nga Eintracht Frankfurti në vitin 2025. Randal Kolo Muani është po ashtu në mesin e transferimeve më të shtrenjta. Kaloi te PSG-ja nga Eintracht Frankfurti për 90 milionë euro, tri vjet më parë. Për shifër të njëjtë, Joshko Gvardiol kaloi nga Leipzigu te Manchester City, po në vitin 2023. 

Jude Bellingham mbushi arkën e Borussia Dortmundit me 103 milionë euro për transferim te Real Madridi në verën e vitit 2023. Ousmane Dembele qëndron pak më lart në listë, me transferimin prej 105 milionë euro të bërë nga Borussia Dortmundi për te Barcelona në vitin 2017. 

Transferim prej 125 milionë euro fillimisht bëri Florian Wirtz një vit më parë. Ai kaloi te Liverpooli nga Bayer Leverkuseni. 

[Edhe ![Jimenez për Diomanden: "Do t'i befasojë të gjithë"](https://resources.koha.net/images/2026/August/10/5a818bc9-9ee6-4300-a02e-5730f6ec3a61.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 10 gus 2026 Jimenez për Diomanden: "Do t'i befasojë të gjithë"](https://www.koha.net/futboll/jimenez-per-diomanden-do-ti-befasoje-te-gjithe)

19-vjeçari nga Bregu i Fildishtë, Diomande, i kushtoi kaq para Real Madridit, pas vetëm një edicioni të kaluar te Leipzigu. Diomande shkëlqeu si sulmues krahu te Leipzigu dhe prej tij priten gjëra të mëdha te Real Madridi.

 

[#Yan Diomande](https://www.koha.net/tag/yan-diomande) [#RB Leipzig](https://www.koha.net/tag/rb-leipzig) [#Real Madrid](https://www.koha.net/tag/real-madrid)

Artikuj të ngjashëm

- [![Reali transferon Yan Diomanden nga Leipzigu](https://resources.koha.net/images/2026/August/06/a79f8003-55ac-44cb-a20b-f35943003c26.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 6 gus 2026 Reali transferon Yan Diomanden nga Leipzigu](https://www.koha.net/futboll/reali-transferon-yan-diomanden-nga-leipzigu)
- [![Rritja e mahnitshme e Diomandes, yllit të ri madrilen](https://resources.koha.net/images/2026/July/29/a050adf5-451c-491b-8c67-5465f63cdfa4.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 29 kor 2026 Rritja e mahnitshme e Diomandes, yllit të ri madrilen](https://www.koha.net/futboll/rritja-e-mahnitshme-e-diomandes-yllit-te-ri-madrilen)
- [![Real Madridi shënon tjetër fitore në miqësore](https://resources.koha.net/images/2026/August/16/dbcb55c3-8370-4d9c-94a6-1ea93cb16f51.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 16 gus 2026 Real Madridi shënon tjetër fitore në miqësore](https://www.koha.net/futboll/real-madridi-shenon-tjeter-fitore-ne-miqesore)

[Luftarake.]() [Kosova fiton medalje të artë në Ballkanikun e karatesë](https://www.koha.net/luftarake/kosova-fiton-medalje-te-arte-ne-ballkanikun-e-karatese)

[Arbëri.]() [Mot i vranët e me reshje shiu këtë javë, por me temperatura më të larta](https://www.koha.net/arberi/mot-i-vranet-e-me-reshje-shiu-kete-jave-por-me-temperatura-me-te-larta)

[Futboll.]() [Brightoni fiton dhe del në pozitën e dytë](https://www.koha.net/futboll/brightoni-fiton-dhe-del-ne-poziten-e-dyte)

[Futboll.]() [Lëndohet Xhaka, në dyshim kthimi te Zvicra](https://www.koha.net/futboll/lendohet-xhaka-ne-dyshim-kthimi-te-zvicra)

[Futboll.]() [Dy golat e pjesës së parë ia sigurojnë fitoren Milanit](https://www.koha.net/futboll/dy-golat-e-pjeses-se-pare-ia-sigurojne-fitoren-milanit)

[Shtojca për Kulturë.]() [Gjergj Fishta – personalitet i identitetit dhe i krenarisë kombëtare](https://www.koha.net/shtojca-kulture/gjergj-fishta-personalitet-i-identitetit-dhe-i-krenarise-kombetare)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Diomande barazon rekordin për transferimin më të shtrenjtë nga Bundesliga","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/futboll/diomande-barazon-rekordin-per-transferimin-me-te-shtrenjte-nga-bundesliga","datePublished":"2026-08-07T08:43:51+02:00","dateModified":"2026-08-07T08:45:36+02:00","articleSection":"Futboll","wordCount":413,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Yan Diomande ka bërë hap gjigant në karrierë, duke u transferuar nga RB Leipzigu te Real Madridi.Diomande është transferuar për dëmshpërblim bazë prej 125 milio","url":"https://www.koha.net/futboll/diomande-barazon-rekordin-per-transferimin-me-te-shtrenjte-nga-bundesliga","keywords":"Yan Diomande, RB Leipzig, Real Madrid","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/August/07/235f92d7-1d13-43e0-b0cb-ce26444a5b9a.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
