Dinamo e Tiranës ka bërë përmbysje fantastike të rezultatit për të bërë vend në plejofin e Ligës së Konferencës.
Dinamo e trajnerit Ilir Daja, që e humbi ndeshjen e parë në udhëtim te Auda e Letonisë 1:0, fitoi 4:0 në “Elbasan Arena” të enjten mbrëma, me golat e Eridon Qardakut dhe Klevi Qafliajt në pjesën e parë dhe Malomo Ayodejit e David Fadairos në pjesën e dytë.
Pas avancimit me rezultatin e përgjithshëm 4:1, Dinamo do të përballet me klubin qipriot Pafos në plejof.
Artículos similares