Apoya a TIME. Preserva la verdad.
fútbol americano

Dinamo Tirana derrotado con goles en el último minuto

Dinamo Tirana

Dinamo e Tiranës është mposhtur nga Pafosi qipriot 4:2 në ndeshjen kthyese të plejofit të Ligës së Konferencës dhe është eliminuar nga gara. 

Ndeshja u vendos në vazhdime pasi koha e rregullt u mbyll 2:2, kurse rezultati i ndeshjes së parë ishte 1:1.  

Dinamo e trajnerit Ilir Daja kaloi e para në epërsi me golin e minutës së tetë të shënuar nga David Fadairo. Ken Sema barazoi shifrat për vendësit në minutën e 13-të. 

Nikolas Ioannou shënoi për vendësit tjetër gol në minutën e 78-të, ndërsa tiranasit e dërguan ndeshjen në vazhdime pas golit të Ruben Silva-Richards, tre minuta para fundit. 

Kur ndeshja po shkonte drejt penalltive, në skenë u shfaqën Domingo Quina dhe Anderson Silva, që shënuan në minutat 116 dhe 121 për fitoren 4:2.