Angel Di Maria ka shprehur dëshirën që Lionel Messi të mos e mbyll karrierën dhe të vazhdojë të luajë në nivelin më të lartë.
Ish-sulmuesi argjentinas ka thënë se Messi ende ka shumë për t’i dhënë futbollit dhe se vendimi për të ardhmen duhet të varet vetëm nga dëshira dhe gjendja fizike e tij.
Sipas Di Marias, për sa kohë që Messi ndihet mirë dhe vazhdon të ketë motivim, ai duhet ta vazhdojë karrierën.
Messi, i cili konsiderohet njëri prej futbollistëve më të mëdhenj në histori, ende nuk ka publikuar vendim përfundimtar për të ardhmen, ndërsa vazhdon të luajë në nivel profesional.
“Leo duhet të vazhdojë për aq kohë sa dëshiron. Mendoj se ai mund të vazhdojë për shumë vjet të tjera. Në moshën 39-vjeçare, ai ka treguar se është një nga më të mirët dhe se mund të vazhdojë të jetë një nga më të mirët në histori”, ka thënë futbollisti i Rosario Central.
Messi dhe Di Maria kanë luajtur së bashku për një kohë të gjatë tek Argjentina.