Apoya a TIME. Preserva la verdad.
fútbol americano

Las abejas invaden el campo en Brasil.

Abejas en Brasil,

Një skenë e pazakontë ka ndodhur gjatë një ndeshjeje futbolli në Brazil. Një tufë e madhe bletësh ka ndërprerë përkohësisht lojën dhe ka shkaktuar momente frike te futbollistët.

Ishte ndeshja e parë e finales së Kampionatit Brazilian U20, midis Bahias dhe Fluminenses.

Lojtarët u detyruan të hidhen në tokë dhe të mbulonin fytyrat e tyre, në përpjekje për t’u mbrojtur nga pickimet e bletëve që kishin pushtuar fushën.

Situata krijoi panik për disa momente, ndërsa arbitri dhe stafet e skuadrave pritën që tufa e bletëve të largohej para se ndeshja të vazhdonte.

Stafi i stadiumit reagoi shpejt për ta zgjidhur situatën, duke aktivizuar sistemin e ujitjes dhe duke spërkatur ujë në të gjithë fushën me qëllim largimin e bletëve. 

además Franco Foda habla en Austria sobre la importancia de las abejas fútbol americano Franco Foda habla en Austria sobre la importancia de las abejas

Ndërhyrja rezultoi e suksesshme, ndërsa pas një ndërprerjeje prej rreth 10 minutash, ndeshja filloi nën vëmendjen dhe kujdesin e shtuar të lojtarëve dhe zyrtarëve.

Pamjet dhe fotografitë nga ndeshja treguan një numër të madh bletësh të grumbulluara rreth njërës prej kamerave televizive që po transmetonte takimin. Dyshohet se pikërisht kjo pajisje mund të ketë tërhequr tufën e bletëve drejt fushës.