Apoya a TIME. Preserva la verdad.
fútbol americano

El Besiktas reacciona con dureza, un jugador kosovar en el punto de mira

ALITI

Beshiktashi u mposht 1:0 nga Alanyaspori të dielën mbrëma në kuadër të xhiros së dytë të Superligës së Turqisë në futboll. Te gjiganti turk e kanë pritur rëndë humbjen në qytetin bregdetar, ndërsa kanë kundërshtuar ashpër vendimet e arbitrave. 

Në qendër të vëmendjes ishte kapiteni i Alanyasporit, Fidan Aliti. Mbrojtësi i Kosovës ishte i përfshirë në disa situata diskutabile, sipas videos së publikuar nga Beshiktashi. 

Beshiktashi, ndër të tjera, ka kërkuar penallti për një “shuplakë” të Alitit ndaj Leandro Trossardit. Në fakt ishte një shtyrje e dyanshme në zonë dhe Aliti e qëlloi në kokë Trossardin.

Një gol nuk iu pranua Beshiktashit për faul në zonë ndaj Alitit, që klubi nga Stambolli thotë se nuk ekzistoi. Ndërkohë Beshiktashi ka publikuar edhe momentin kur Aliti shihet duke mbajtur për fanelle serbin Dushan Vlahoviq.

Beshiktashi pretendon se Aliti është dashur të përjashtohet me të kuq për rastin me Trossardin. Belgu deklaroi pas ndeshjes se është goditur me shuplakë. Arbitri Adnan Deniz Kayatepe ndali lojën por nuk pati sinjalizim nga VAR-i.

además Rashica, decisivo en la dramática victoria del Besiktas fútbol americano Rashica, decisivo en la dramática victoria del Besiktas

“Nëse VAR-i do të ishte i pranishëm, vendimi do të duhej të kishte ndryshuar qartë. Mendoj se kundërshtari më goditi me shuplakë. Një karton i kuq i pastër. Vendimi duhej të ndryshohej”, ka thënë Trossard.

Beshiktashi pos që publikoi videon me pamjet diskutabile, lëshoi edhe një komunikatë. Tha se arbitri është “turp i referimit turk”.

“Adnan Deniz Kayatepe, i përkëdheluri i drejtuesit të komitetit të referëve, vendimet skandaloze të të cilit nga gjysmëfinalja e kaluar e Kupës janë ende të freskëta në kujtesën tonë, ka shtuar tjetër turpërim në bilancin e tij. Lojtari kundërshtar e goditi me shuplakë Trossardin para gjithë botës. Arbitri nuk e pa incidentin, VAR-i mbeti i heshtur. Adnan Deniz Kayatepe e anuloi golin tonë sepse lojtari kundërshtar u hodh përtokë në mënyrë të çuditshme. Vlahoviq u ndalua ndërsa përpiqej të hynte në zonën e penalltisë. Arbitri Kayatepe përsëri e injoroi atë që ndodhi”, ka shkruar Beshiktashi. 

Gjiganti nga Stambolli ka kërkuar që këta arbitra mos të drejtojnë më ndeshje të tij. Njohës të referimit në Turqi kanë vlerësuar se Beshiktashi është dëmtuar.

además No hay minutos para Rashica. fútbol americano No hay minutos para Rashica.

Në fakt në Turqi referimi është në qendër të vëmendjes për kohë të gjatë. Por situata duket se nuk po ndryshon. Tashmë ka disa ankesa pas vetëm dy xhirove të para.

Florent Hadërgjonaj asistoi në golin e Alanyasporit. Milot Rashica ishte vetëm në stol te Beshiktashi.