Apoya a TIME. Preserva la verdad.
fútbol americano

Berisha finaliza su carrera con Kosovo.

Valon Berisha Franco Foda

Foto de : FFK

Mesfushori Valon Berisha i ka dhënë fund karrierës me Kosovën.

Këtë e bëri të ditur FFK të premten.

La carta completa de Berisha:

"Nuk e di nëse ekzistojnë fjalët e duhura për ta nisur një shkrim si ky. Në fakt, nuk po di as se si ta nis një shkrim, që bart me vete aq shumë krenari e emocion, që fjalët nuk mjaftojnë për ta treguar.
Sot, kur po i shkruaj këta rreshta, kam para syve të mi një djalë shqiptar që po rritej në mërgim me dy ëndrra në jetën e tij: Kosovën dhe futbollin. Një familje, dy prindër, që atij djali ia ngulitën thellë në shpirt e në mendje dashninë dhe obligimin për familjën, për gjakun e tij, e mbi të gjitha për Kosovën e shtrenjtë.
Sot, shumë vite më vonë, jam i mbushur me krenari dhe falënderim ndaj familjes, prindërve dhe Zotit që më mundësoi t’i përmbush të dyja këto ëndrra. Që me një top futbolli ta lartësojë emrin e Kosovës.
Pas shumë vitesh, 52 ndeshjesh dhe disa golash, njëri prej të cilëve, ai kundër Finlandës, do të mbetet përgjithmonë në historinë e futbollit të Kosovës, sot ka ardhur koha që periudha ime si futbollist aktiv me Kombëtaren të përfundojë.
Dhjetë vite më parë mora një prej vendimeve që do të më bëjë krenarë tërë jetën. Pavarësisht falëmnderimit që kam për Norvegjinë, shtet që, mua dhe familjës sime na dhanë mundësinë për jetë më të mirë, por e lash dhe atëherë vendosa t’i bashkohem Kosovës, sepse ndjeva fuqishëm thirrjen e brendshme për ta përfaqësuar gjakun që më rrjedh në vena dhe për t’i bërë krenarë prindërit e mi.
Vendosa të tregoj se Kosova është mbi çdo gjë dhe, bashkë me shokët e gjeneratës, ndërtuam rrugën e Kombëtares sonë, me shpresën që të rinjtë e sotëm ta vazhdojnë, ta besojnë dhe të jenë të bashkuar për t’i arritur synimet e mëdha.
Bashkë jetuam shumë momente të mira e gëzime, festuam pa mbarim fitoret tona, por edhe qëndruam të bashkuar në humbje të rënda.
Dy herë ishim shumë afër ëndrrës së madhe. Nuk e arritëm, por dhamë gjithçka nga vetja.
Prandaj, dua t’i falënderoj të gjithë bashkëlojtarët, trajnerët, stafin e tyre, Federatën e Futbollit të Kosovës, të gjithë njerëzit që punuan rreth ekipit dhe tifozët tanë, Dardanët.
Nga sot e tutje, nuk do të jem më në fushë për ta mbrojtur këtë fanellë.
Por do të jem gjithmonë përkrahës, në çdo ndeshje, në çdo gol, në çdo fitore e në çdo ëndërr tonën.
Sepse, kur, një herë e ke veshur këtë fanellë, ajo nuk hiqet më kurrë prej teje.
Nga sot e tutje edhe unë do të jem një nga miliona mbështetësit jashtë fushës.
Të dua, Kosova ime!!!".

Leer otras actualizaciones
franco foda

Se publica la lista de Kosovo, Osmani del Bayern está invitado

El seleccionador de Kosovo, Franco Foda, publicó el viernes la lista de jugadores convocados para los partidos...