Apoya a TIME. Preserva la verdad.
fútbol americano

Beckham apoya a Messi para el Balón de Oro.

David Beckham

Bashkëpronari i Inter Miamit, David Beckham, ka dalë në përkrahje të Lionel Messit, që është në garë për ta fituar “Topin e Artë” për herën e nëntë. 

Ish-kapiteni i Anglisë beson se Messi e ka vazhduar shkëlqimin në futboll edhe në moshën 39-vjeçare, ndërsa ka theksuar se ishte i jashtëzakonshëm në Botërorin 2026. 

Messi në orët e hershme të mëngjesit të së enjtes me kohën në Kosovë, realizoi një gol dhe asistoi në tjetrin për fitoren 2:0 ndaj Cruz Azulit të Meksikës, në finale të “Campeones Cup”. 

Ky ishte triumfi i parë i Inter Miamit në këtë garë, dhe Messi dha kontribut të madh. 

Messi me Argjentinën u mposht në finale të Botërorit 2026 nga Spanja, 1:0. Ai e mbylli kampanjën me tetë gola e katër asistime. Kishte dy gola më pak se Kylian Mbappe.