Apoya a TIME. Preserva la verdad.
fútbol americano

El Barça recibe al Getafe y el Real Madrid al Villarreal

Barcelona

Të shtunën mbrëma në fushën e blertë kthehen dy skuadrat më të mëdha spanjolle.

Prej orës 18:30, Barcelona e pret Getafen. Ndërkohë prej orës 21:00, Real Madridi e pret Villarrealin. Tifozët e shumtë të dy skuadrave spanjolle është dashur të presin gjatë për ndeshjet e radhës, për shkak të periudhës së përfaqësueseve.

Barcelona synon të vazhdojë me ritmin që e kishte para ndeshjeve ndërkombëtare. I ka fituar shtatë ndeshjet e deritashme dhe mban vendin e parë me 21 pikë. Skuadra e Hansi Flick ishte “makineri golash”. Ka realizuar plot 31 gola, ndërsa ka pësuar shtatë.

Atletico Madridi dhe Betisi i kanë nga 16 pikë në pozitat dy e tre, ndërsa vetëm pas tyre është Real Madridi me 15 pikë. Skuadra e Jose Mourinhos ka pesë fitore, derisa ka pësuar dy humbje. Madrilenët kanë shënuar 18 gola, ndërsa kanë pësuar tetë.

Ndeshjen e xhiros së tetë të La Ligas të shtunën e luan edhe Atletico Madridi. Nga ora 16:15 skuadra e Diego Simeones përballet në udhëtim me Alavesin.