Maribori është klubi i vetëm slloven që ka luajtur në fazën grupore të Ligës së Kampionëve. Së fundi këtë e arriti nëntë vjet më parë. Celje tani i është afruar fazës së ligës në Champions, ndërsa futbollisti kosovar, Milot Avdyli, vlerësohet shumë i rëndësishëm në këtë rrugëtim.
Avdyli të mërkurën mbrëma shënoi supergol për Celjen në barazimin 1:1 ndaj Slovan Bratislavës në Sllovaki, në ndeshjen e parë të plejofit. Kështu skuadra kampione e Sllovenisë ka përparësi për ndeshjen e kthimit që zhvillohet më 26 gusht në Celje. Me fitore, Celje avancon në fazën e ligës, që e zëvendëson fazën grupore të Championsit.
“Mendoj se jemi pozicionuar mirë në fushë. Pasi shënoi Slovani, kemi marrë kontrollin e lojës dhe kemi shënuar në moment të mirë. Kam pasur shumë hapësirë për të gjuajtur dhe kam përfituar nga kjo. Është sfiduese të luash në këtë stadium. Kundërshtari ka kualitet, tifozët janë të zhurmshëm, por mendoj se të gjithë treguam karakter së bashkua dhe besoj se do ta përsërisim këtë javën e ardhshme”, ka thënë Avdyli për mediumet sllovene.
Ndeshja në Bratislavë u zhvillua para 22 mijë shikuesve.
Kampioni sllovak kaloi në epërsi në minutën e 15-të, ndërsa Avdyli barazoi në minutën e 41-të.
además
Drita se enfrenta a una difícil tarea con el Celje o el AZ Alkmaar
Paraqitja e 24-vjeçarit Avdyli është vlerësuar nga mediumet sllovene. Dhe jo vetëm për shkak të golit.
“Nuk ka rëndësi se ku luaj, në cilin rol. Dua të ndihmoj ekipin dhe do të bëj gjithnjë më të mirën për të realizuar ëndrrën për kualifikim në Champions League. Mendoj se jemi në rrugën e duhur për sukses”, ka shtuar Avdyli.
Sipas tij, Slovani nuk ka arsyetuar rolin e favoritit.
“Ndeshja ishte sfiduese, por ne nuk ishim të frikësuar nga sfida. Mendoj se kemi dëshmuar që mund të garojmë me Slovanin. Ishim në nivel të njëjtë, nëse jo më të lartë. Nuk ishim të brengosur që kundërshtari ishte favorit i qartë. Jemi fokusuar në lojën tonë dhe kjo na është shpërblyer. Me një qasje të tillë, me ndihmën e tifozëve, mund të arrijmë atë që synojmë”, ka shtuar sulmuesi i krahut.
Avdyli është zhvilluar në Kosovë. Në nivelin e të rriturve nisi te Trepça ’89. Më pas luajti katër vjet e gjysmë tek Aarau në kategorinë e dytë zvicerane. Pas një periudhe jo të suksesshme te Vorskla në Ukrainë, ku asnjëherë nuk e kishte besimin e shtabit teknik, në verën e kaluar iu bashkua Celjes në Slloveni. Dhe tani me këtë skuadër i është afruar Championsit.
además
El exitoso regreso de Bilal tras una lesión muy grave
Lojtari ofanziv ka luajtur për grupmoshat e reja të Kosovës, deri tek U21.
Celje dy herë rresht u kualifikua në fazën e ligës në “Conference League”. Në edicionin 2024/2025 arriti deri në çerekfinale, ndërsa në edicionin e kaluar u ndal në një të tetën e finales, pasi fillimisht e eliminoi Dritën në plejofin e fazës nokaut. Këtë edicion nisi prej raundit të dytë kualifikues në Champpions. Me fat e eliminoi Egnatian e Shqipërisë, ndërsa më pas e eliminoi edhe Araratin e Armenisë. Te Celje luan edhe Veton Tusha, i transferuar javë më parë nga Drita.