---
description: Konfederata Evropiane e Futbollit ka thënë të dielën se ndeshja mes Argjentinës dhe Spanjës, e njohur si “Finalissima”, e që pritej të luhej në Katar, është anu
title: Anulohet “Finalissima” në mes të Argjentinës e Spanjës
image: https://resources.koha.net/images/2026/March/15/52b15ecc-2a50-41cf-9333-e61b8bd2e080.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Futboll

# Anulohet “Finalissima” në mes të Argjentinës e Spanjës

![Finalissima](https://resources.koha.net/images/2026/March/15/52b15ecc-2a50-41cf-9333-e61b8bd2e080.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 15 mars 2026 17:53
- Shpërndaje në:

- 15 mars 2026 17:53
- Shpërndaje në:

Konfederata Evropiane e Futbollit ka thënë të dielën se ndeshja mes Argjentinës dhe Spanjës, e njohur si “Finalissima”, e që pritej të luhej në Katar, është anuluar për shkak të luftës në Lindjen e Mesme.  
Ndeshja në mes të kampiones së Amerikës së Jugut, Argjentinës, dhe kampiones së Evropës, Spanjës, është dashur të luhet në Doha më 27 mars. 

Pritej të ishte spektakël futbolli me Lionel Messin dhe Lamine Yamalin në fushë.

Por zhvillimi i ndeshjes erdhi në dyshim kur Irani nisi sulmet ndaj vendeve fqinje, pasi SHBA-ja dhe Izraeli e sulmuan Iranin.

“Pas shumë diskutimeve në mes të UEFA-s dhe autoriteteve në Katar, u komunikua sot se për shkak të situatës politike në regjion, ‘Finalissima’ mes Spanjës dhe Argjentinës nuk mund të luhet në Katar më 27 mars”, shkruan në një komunikatë të UEFA-s të lëshuar të dielën. 

U shqyrtuan opsione të tjera për ndeshjen, duke përfshirë Madridin.

[Edhe ![Londra favorite për ta organizuar “Finalissiman” mes Spanjës e Argjentinës](https://resources.koha.net/images/2026/March/04/f4b0cabf-1a2c-46d0-83fd-865996368224.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 4 mar 2026 Londra favorite për ta organizuar “Finalissiman” mes Spanjës e Argjentinës](https://www.koha.net/futboll/londra-favorite-per-ta-organizuar-finalissiman-mes-spanjes-e-argjentines)

Por UEFA tha se të gjitha alternativat tjera të mundshme që i shqyrtoi ajo “ishin të papranueshme për federatën argjentinase”.

“Opsioni i parë ishte të zhvillohej ndeshja në stadiumin ‘Santiago Bernabeu’ në Madrid, në datën origjinale dhe me një ndarje 50:50 të tifozëve në stadium. Kjo do të kishte siguruar një mjedis të klasit botëror, të përshtatshëm për një ngjarje kaq prestigjioze. Por Argjentina refuzoi”, ka shkruar UEFA.

Opsioni i organizimit të ngjarjes në dy ndeshje, njëra në Madrid më 27 mars dhe tjetra në Buenos Aires para Euro 2028 dhe Copa America 2028, u refuzua po ashtu.

Argjentina kishte propozuar që ndeshja të luhej më vonë këtë vit, pas Kupës së Botës, por Spanja nuk ka pasur datë të lirë në dispozicion.

Argjentina e fitoi edicionin e parë të ‘Finalissima’ në vitin 2022. Kishte mposhtur Italinë në “Wembley” me rezultatin 3:0.

[Edhe ![“Finalissima” në Katar në rrezik serioz](https://resources.koha.net/images/2026/March/02/91fa8cc5-3b1a-4312-9f9c-4c5bad414fc5.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 2 mar 2026 “Finalissima” në Katar në rrezik serioz](https://www.koha.net/futboll/finalissima-ne-katar-ne-rrezik-serioz)

Lufta në Lindjen e Mesme po ka ndikim të madh në sport.

Tashmë janë anuluar dy gara të Formula 1, në Bahrejn dhe Arabi Saudite, të planifikuara për në prill.   
Ndërkohë mbetet e dyshimtë pjesëmarrja e Iranit në Botëror.

[#Finalissima](https://www.koha.net/tag/finalissima) [#Spanja](https://www.koha.net/tag/spanja) [#Argjentina](https://www.koha.net/tag/argjentina) [#ANULIM](https://www.koha.net/tag/anulim)

Artikuj të ngjashëm

- [![Vendoset data për ndeshjen “Finalissima”](https://resources.koha.net/images/2025/December/18/a77903a3-2742-47b0-a3ae-dbb7d6d1ff99.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 18 dhj 2025 Vendoset data për ndeshjen “Finalissima”](https://www.koha.net/futboll/vendoset-data-per-ndeshjen-finalissima)
- [![Pse Çeferini e bojkotoi finalen e Botërorit?](https://resources.koha.net/images/2026/July/20/bee40ebb-9fa3-4eed-87f8-238fa6d628b2.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botërori 2026 20 kor 2026 Pse Çeferini e bojkotoi finalen e Botërorit?](https://www.koha.net/boterori-2026/pse-ceferini-e-bojkotoi-finalen-e-boterorit)
- [![Finalja e Messit, Yamalit dhe dy super-përfaqësueseve](https://resources.koha.net/images/2026/July/18/90549e22-e89e-452d-9cde-fc2f97a9e739.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botërori 2026 19 kor 2026 Finalja e Messit, Yamalit dhe dy super-përfaqësueseve](https://www.koha.net/boterori-2026/finalja-e-messit-yamalit-dhe-dy-super-perfaqesueseve)

[Showbiz.]() [Jay-Z do të performojë për herë të parë në “SuperBowl”](https://www.koha.net/showbiz/jay-z-do-te-performoje-per-here-te-pare-ne-superbowl)

[Arbëri.]() [Rama e vendos sërish tavolinën e dialogut para Kryeministrisë](https://www.koha.net/arberi/rama-serish-e-vendos-tavolinen-e-dialogut-para-kryeministrise)

[Arbëri.]() [Shqipëria hyn në ditën e 14-të të protestave të studentëve](https://www.koha.net/arberi/shqiperia-hyn-ne-diten-e-14-te-te-protestave-te-studenteve)

[Arbëri.]() [Letra e Arlinda Zekajt në shesh të Pejës si dëshmi për dështimin e shtetit](https://www.koha.net/arberi/letra-e-arlinda-zekajt-ne-shesh-te-pejes-si-deshmi-per-deshtimin-e-shtetit)

[Botë.]() [Vetura godet një grup njerëzish afër Hanoverit të Gjermanisë](https://www.koha.net/bote/vetura-perplas-nje-grup-njerezish-afer-hanoverit-te-gjermanise)

[Botë.]() [Izraelitët votojnë në zgjedhjet më të rëndësishme në histori](https://www.koha.net/bote/izraelitet-u-drejtohen-kutive-te-votimit-per-zgjedhjet-vendimtare)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Anulohet “Finalissima” në mes të Argjentinës e Spanjës","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/futboll/anulohet-finalissima-ne-mes-te-argjentines-e-spanjes","datePublished":"2026-03-15T17:53:10+01:00","dateModified":"2026-07-11T06:45:04+02:00","articleSection":"Futboll","wordCount":356,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Konfederata Evropiane e Futbollit ka thënë të dielën se ndeshja mes Argjentinës dhe Spanjës, e njohur si “Finalissima”, e që pritej të luhej në Katar, është anu","url":"https://www.koha.net/futboll/anulohet-finalissima-ne-mes-te-argjentines-e-spanjes","keywords":"Finalissima, Spanja, Argjentina, ANULIM","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/March/15/52b15ecc-2a50-41cf-9333-e61b8bd2e080.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
