Apoya a TIME. Preserva la verdad.
fútbol americano

¿Es Klopp el salvador de Alemania?

Klopp

Ishte një rrugëtim shumë intensiv që kur Jurgen Klopp u emërua trajner i përfaqësueses së Gjermanisë në korrik.

Në konferencën e parë për shtyp, Klopp qortoi mediat, duke u kërkuar atyre ta trajtonin në mënyrë të drejtë dhe të përmbaheshin nga çdo sulm ndaj familjes së tij.

Të enjten e kaluar, në një tjetër konferencë për shtyp, Klopp bëri thirrje për “patriotizëm pozitiv” në mes të trazirave politike në vend. Kur u pyet nëse e konsideronte veten ambasador të Gjermanisë në pozitën e tij të re, përgjigjja e Kloppit ishte serioze.

“Nga këndvështrimi im si sportist, mund të them se do të doja shumë ta rimarr flamurin për veten time, për të gjithë ne”, tha ish-trajneri i suksesshëm i Liverpoolit.

“Dua që kur dikush ta valvisë atë, askush të mos mendojë: ‘Çka nuk shkon me ty?’. Përkundrazi, dua që njerëzit të kuptojnë: t’i je shumë i lumtur dhe e kupton se sa me fat ishe që ke lindur, je rritur ose je zhvendosur në këtë vend të mrekullueshëm”.

Deklarata erdhi kur një parti me qëndrime kundër emigracionit po arrinte suksese.

Komentet e Kloppit u diskutuan pozitivisht në media. Përfaqësuesja gjermane përfaqëson një Gjermani të larmishme, pasi disa lojtarë kanë prejardhje nga vende të tjera. Kloppi foli edhe për suksesin e fundit të Alexander Zverevit në “US Open”, të ekipit të basketbollisteve në Botëror dhe të atletëve gjermanë në Evropian. Ai vlerësoi se sporti mund të sigurojë “një ndjesi komuniteti” dhe “një atmosferë të mirë”.

Kloppi di, me apo pa dashje, si të bëhet kryefjala e lajmeve, shkruan BBC të mërkurën.

Por Federata Gjermane e Futbollit (DFB) nuk e punësoi për të komentuar gjendjen e Gjermanisë, por për ta transformuar një përfaqësuese në vështirësi.

Mes dy konferencave për shtyp, Kloppi dukej trajneri më i angazhuar në botë. Bëri vizita të panumërta në ndeshjet e kampionatit dhe në qendra stërvitore. Ai një ditë shihej në tribunat e stadiumit të Dortmundit dhe pak më vonë në zonën VIP të stadiumit të Mainzit apo diku pranë fushës stërvitore të Eintracht Frankfurtit duke biseduar me lojtarët.

Kloppi i është qasur detyrës së re me sy të hapur. Fillimisht 59-vjeçari karizmatik përpiloi një listë me 57 lojtarë që mund të përzgjidhen për ndeshjet e para të Ligës së Kombeve.

Përzgjedhja e parë nuk ishte pa befasi. Duke ndjekur parimin e provës dhe gabimit, Kloppi dhe stafi i tij vendosën për dy skuadra pothuajse krejtësisht të ndryshme për katër ndeshjet e ardhshme. Skuadra e parë, që përfshin Joshua Kimmich, Kai Havertz dhe Jamal Musiala, do të përballet me rivalen e madhe, Holandën të enjten dhe me Greqinë, të dielën.

Skuadra e dytë, me Florian Wirtzin dhe Aleksandar Pavloviqin, do të përballet më pas me Serbinë dhe me Greqinë. I vetmi lojtar i përzgjedhur në të dy skuadrat është portieri rezervë, Finn Dahmen.

Procesi i përzgjedhjes do të thotë se gjatë këtyre ndeshjeve nuk do të shihet formacioni më i mirë i Gjermanisë. Klopp synon të provojë lojtarë të rinj, disa prej të cilëve luanin në kategorinë e dytë gjermane vetëm disa muaj më parë.

Kloppi asnjëherë nuk e ka ndërtuar suksesin vetëm mbi emra të mëdhenj. Ai gjithmonë ka pasur dobësi për lojtarët e nënvlerësuar apo ata që shpesh anashkalohen. Stili i Kloppit ndihmon në ngritjen e nivelit të të gjithë anëtarëve të ekipit, jo vetëm atyre më të talentuarve.

Forma fizike dhe gatishmëria mendore janë tejet të rëndësishme dhe disa lojtarë të rinj mund t’i kenë pikërisht këto cilësi për t’i bërë përshtypje trajnerit të ri.

Mbulimi individual, një kundër një, është praktikë e zakonshme në elitën gjermane, ndërsa Kloppi preferon që ekipet e tij të ushtrojnë presion mbi lojtarin që ka topin, për të krijuar epërsi numerike rreth tij. Kështu që disa nga lojtarët e Bundesligës do të duhet të përshtaten shpejt.

“Nuk ka rëndësi se kush luan, por si luan ai që e ka rastin. Pres shumë që në fillim. Mund të jetë paksa e vrullshme, por e pranoj këtë. Thjesht duhet të ketë gjallëri”, ka thënë Klopp.

Të dy skuadrat gjermane kanë moshë mesatare midis 24 e 25 vjet. Dhe duket se Kloppi po preferon rininë dhe energjinë para përvojës. 

“Kam dëshirë të punoj me djem që mezi presin ta veshin këtë fanellë, që duan të luajnë futbollin që e shijonë të gjithë dhe që bëjnë paraqitje edhe më të mira kur luajnë për Gjermaninë”, ka thënë Klopp.

Ai synon të përqendrohet te loja nga krahët dhe të thyejë mbrojtjet kundërshtare pikërisht aty. Ndonëse nuk ka shkëlqyer në ngjaret e fundit, Gjermania ka talente të shumta. 

Edhe komponenti emocional luan rol të rëndësishëm në qasjen e Kloppit. Ai po punon për një fillim të ri për ekipin dhe për frymë të re në vend. Të enjten e kaluar mbante një kapelë ku shkruhej “një nga 83 milionët”. Ishte shenjë e qartë se ai dëshiron t’i bashkojë gjithë 83 milionë gjermanët pas këtij ekipi dhe të tregojë se ata janë të gjithë së bashku në këtë rrugëtim.

Tani vëmendja zhvendoset tek aftësia e tij për të nxjerrë më të mirën nga grupi i lojtarëve në fushë.