Apoya a TIME. Preserva la verdad.
fútbol americano

¿Se beneficiará Edon Zhegrova de la lesión de Conceiçao?

Edon Zhegrova

Sulmuesi i Juventusit, Francisco Conceiçao, pësoi lëndim në shpatull në ndeshjen ndaj Lazios.

Juventusi të dielën u mposht 3:0.

“Football Italia” ka raportuar se sulmuesi portugez mund të mungojë për një muaj. 

Lëndimi i Conceiçaos mund t’i krijojë Edon Zhegrovës më shumë hapësirë te Juventusi, pasi të dy futbollistët luajnë në krahun e djathtë të sulmit.

Por mbetet të shihet nëse trajneri i “Zonjës së Vjetër”, Luciano Spalletti, do t’i besojë më shumë minuta reprezentuesit të Kosovës në ndeshjet e ardhshme. 

27-vjeçari Zhegrova pati pak minuta ndaj Lazios. 

Ai në total këtë edicion në të gjitha garat ka luajtur 140 minuta.

Po ashtu, Zhegrova është lënë jashtë listës për ndeshjet në Ligën e Evropës. 

Spalletti ditë më parë pati fjalë pozitive për futbollistin kosovar. 

Zhegrova me Juven në kampionatin italian ka dy gola dhe një asistim.