Apoya a TIME. Preserva la verdad.
fútbol americano

Miura, de 59 años, se convierte en el goleador de mayor edad en la historia de la Copa de Japón.

Kazuyoshi Miura

Ish-reprezentuesi i Japonisë, Kazuyoshi Miura, është bërë golashënuesi më i vjetër në histori të Kupës së Japonisë në futboll. 59-vjeçari i shënoi dy gola nga penalltia në fitoren 7:0 të Fukushima United ndaj skuadrës amatore, Oyama.

Me 59 vjet, 5 muaj e 24 ditë, Miura ka kaluar rekordin që e mbante Shinji Ono, që ishte 41-vjeçar kur realizoi në garë.

“King Kazu” është në edicionin e 42-të në futbollin profesional.

“Ju asnjëherë nuk e dini kur mund të jetë radha juaj. Për këtë arsye i ushtroj penalltitë gjithë kohën. Më vjen mirë që u shpagua”, ka thënë Miura.

Ai iu bashkua klubit të kategorisë së tretë japoneze, Fukushima, më herët këtë vit.