Apoya a TIME. Preserva la verdad.
economía

PREGUNTA: En julio, la inflación fue del 6.5%, los precios del transporte aumentaron un 17.8%.

inflación

Agjencia e Statistikave të Kosovës njofton se inflacioni vjetor në muajin korrik ka arritur në 6.5 për qind, ndërsa çmimet e transportit u rritën për 17.8 për qind. Qytetarët thonë se rritja e çmimeve nuk përputhet me të ardhurat e tyre. E profesori i ekonomisë, Fidan Qërimi, thotë se rritja e inflacionit mbi 6 për qind po e zvogëlon fuqinë blerëse.

Inflacioni vjetor në muajin korrik ka arritur në 6.5 për qind, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa ai mujor, nga qershori, u rrit për 0.6 për qind. 

Rritja më e madhe e inflacionit në vend ishte në muajin prill që kishte arritur në 7.5%.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në krahasimin vjetor, në korrik 2025-korrik 2026 shtrenjtimet më të mëdha kanë qenë ato të transportit me 17.8 për qind. 

Sipas këtyre të dhënave: uji, energjia elektrike, gazi dhe lëndët e tjera djegëse janë rritur për 11.1 për qind, ndërsa pijet alkoolike, duhani, restorantet dhe shërbimet e akomodimit janë shtrenjtuar për 5.3 për qind. 

Qytetarët këto ngritje të çmimeve i quajnë të papërballueshme. Sipas tyre, ato nuk përkojnë me pagat në Kosovë. 

además Los precios se disparan y los salarios y las pensiones deben ajustarse a la inflación. economía Los precios se disparan y los salarios y las pensiones deben ajustarse a la inflación.

“Ngritja e çmimeve është enorme sa i përket, të themi, të ardhurave, domethënë rrogave të kosovarëve dhe pensioneve që i marrin. Është arsyeja e thjeshtë, sepse çmimet, në krahasim me rrogat dhe pensionet, janë të papërballueshme në Kosovë”, ka thënë qytetari Fetah Dragusha.

Të vështirë përballjen me rritjen e çmimeve e ka përshkruar edhe pensionisti Ibrahim Istogu. 

“Inflacioni është shumë i lartë. Çka me thënë tjetër, se sidomos për pensionistët është tepër i lartë për nga çmimet. Prej institucioneve... Këto mundet, mundet me i stabilizu çmimet, sigurisht, se përndryshe ne jemi në kushte të vështira. Për rrogat diçka tjetër, ama për pensionet, sidomos kontributdhënësit që janë... Se unë e kam pensionin kontributdhënës, po është vështirë me ia dalë me pension”, ka deklaruar Istogu. 

Rritja e çmimeve është vërejtur edhe nga mërgimtari Isak Bunjaku, i cili thotë se diferenca e çmimeve në Kosovë në krahasim me ato jashtë vendit është e madhe.

“Diferencë e madhe është mes jashtit edhe këtu. Këta i kanë rritë çmimet, nuk kanë inspektime, nuk kanë... çka të them, kontrolle. I bëjnë vetë qysh dojnë. Këta i rregullojnë sendet sipas dëshirës. Në fund të fundit, dëshira është”, është shprehur Bunjaku. 

además Murat y Bajrami se enfrentan por el crecimiento económico economía Murat y Bajrami se enfrentan por el crecimiento económico

E sipas profesorit të ekonomisë, Fidan Qerimi, inflacioni mbi 6 për qind është një indikator se fuqia blerëse po zvogëlohet. Ai thekson se ky inflacion bazën e ka kryesisht te rritja e çmimit të derivateve. 

Për të përballuar koston e lartë, Qerimi kërkon të rriten pagat. 

“Nuk kemi një trajtim nga ana e Qeverisë që të përcillet ky zhvlerësim, ose kjo rritje e inflacionit, me u përcjellë edhe me të ardhurat e punëtorëve. Fatkeqësisht, kjo i bën, në një analizë që kam bërë, do të thotë, për 10 vjet në produktet esenciale, do të thotë transportin, ushqimin e këto, kemi rreth 60% inflacion. E kjo i bie që, nëse një personi i ka kushtuar afërsisht rreth 600 euro, sot është mbi 1,000 euro kostoja e atyre produkteve”, ka thënë ai.  

Qerimi thekson se në rritjen e inflacionit ndikon edhe bllokada politike por edhe varësia e Kosovës nga importi.

además La inflación alcanza el 6.7 por ciento, en mercados incluso más caros que los datos de marzo. economía La inflación alcanza el 6.7 por ciento, en mercados incluso más caros que los datos de marzo.

E sipas të dhënave të nxjerra nga Dogana e Kosovës, vlera e mallrave të importuara në Kosovë në periudhën janar-korrik të këtij viti është mbi 4.3 miliardë euro. 

Ndërsa eksporti për të njëjtën periudhë është 625 milionë euro. Vetëm në muajin korrik, Kosova importoi mallra në vlerë prej 717 milionë eurosh.