Apoya a TIME. Preserva la verdad.
baloncesto

Trepca acumula una racha de victorias, pero aún necesita estar en su mejor forma.

Drilon Hayrizi

Fitorja ndaj Borës ka konfirmuar se Trepça ka lënë pas momentin e vështirë.

Kampionia aktuale e Kosovës në basketboll kishte katër humbje rresht, ndërsa ka reaguar duke shënuar tri fitore rresht. 

“Xehetarët” kampionatin e nisën me fitore të vështirë ndaj Rahovecit 029. Më pas humbën ndeshjen për Superkupë, pësuan në FIBA Europe Cup dhe po ashtu në dy ndeshje kampionale. Por tashmë kanë fitore kampionale ndaj Vëllaznimit e Borës dhe po ashtu fitore të madhe ndaj Splitit në Kroaci, në kuadër të FIBA Europe Cup. 

Fitorja ndaj Borës u shënua të dielën në “Minatori”.

Njëri prej basketbollistëve të rëndësishëm të Trepçës, Drilon Hajrizi, ka theksuar se skuadra është ende në kërkim të formës më të mirë.

“Nuk kemi arritur që ende të gjejmë ritmin dhe stabilitetin e lojës që ne synojmë të kemi. Përkundër rezultateve pozitive ende nuk jemi të kënaqur me lojën dhe besoj që na pret shumë punë për të arritur sistemin që ne dëshirojmë të kemi. Si çdo vit edhe këtë herë vështirësitë kryesore janë te sistemi i lojës, i cili është shumë i vështirë. Kemi pasur vështirësi pasi disa prej prurjeve të reja nuk janë përshtatur me filozofinë e lojës së trajnerit Adis Beqiragiq. Mendoj që me përforcimet që ka bërë klubi së fundi, gjithashtu edhe më punën që e kemi bërë dhe po e bëjmë, me kalimin e kohës do të jemi prej skuadrave kryesore në luftën për titullin e kampionit”, ka thënë Hajrizi të hënën për KOHËN. 

Trepça në vitet e fundit ka dominuar në basketbollin kosovar, duke i fituar gjithë trofetë e mundshëm. Kupën e Kosovës e ka fituar pesë herë rresht dhe titullin e kampionit e ka fituar tri herë rresht. Serisë së titujve i erdhi fundi javë më parë, me humbje në ndeshjen për Superkupë. 

Këtë edicion synim i Trepçës është titulli i kampionit, Kupa e Kosovës dhe kalimi i grupeve në “FIBA Europe Cup”.

“Objektivi kryesor është titulli i kampionit dhe Kupa e Kosovës. Jemi duke u angazhuar dhe duke punuar. Objektivi është edhe kalimi tutje në ‘FIBA Europe Cup’. Këtë nuk e ëndërrojmë vetëm ne si ekip, por e gjithë Kosova. Pritjet në fillim të edicionit, sa i takon Evropës, gjithmonë janë të larta, por që nuk po arrijmë t’i realizojmë. Fillimi po e destabilizon pak situatën, por përvoja që e kemi në kampin tonë, përkrahja që e kemi nga kryesia e klubit dhe nga i gjithë qyteti, bënë që t’i kapërcejmë shumë shpejt dhe në mënyrën më të mirë të mundshme sfidat”, u shpreh 35-vjeçari Hajrizi. 

Pas fillimit të zbehtë, mitrovicasit reaguan me dy përforcime. E transferuar krah-qendrën James Graham dhe fundorin Drew Thelwell. Ndërkohë nga skuadra u largua Kevin Bracy Davis.

Menjëherë të mërkurën Trepça e ka ndeshjen e radhës evropiane. E pret në “Minatori” skuadrën çeke, Opava.