Apoya a TIME. Preserva la verdad.
baloncesto

Pristina vuelve a ser sancionada por BAT.

Sigal Pristina

Nuk kanë të ndalur telashet për Sigal Prishtinën. Këtë javë, përkatësisht më 19 tetor, klubi kosovar i basketbollit është sanksionuar sërish nga Tribunali i Arbitrazhit të Basketbollit (BAT) i FIBA-s. Kjo nënkupton se Prishtina aktualisht nuk mund të regjistrojë lojtar të rinj.

Prishtina është sanksionuar për një rast të humbur në BAT.

Në fakt telashet e Prishtinës me BAT-in nuk janë të reja. Pasi ishte sanksionuar për tri raste të ndryshme, Prishtina nuk mundi t’i regjistrojë me kohë lojtarët e rinj për ndeshjen e parë të edicionit. Nuk e luajti atë ndeshje me Pejën dhe e humbi me rezultat zyrtar. Ndalesa iu hoq në fund të shtatorit dhe kështu Prishtina regjistroi lojtarët e rinj dhe nisi me ndeshje prej xhiros së dytë. Aktualisht Prishtina ka fond lojtarësh, por nëse dëshiron të bëjë ndonjë ndryshim në përbërje këtë nuk mund ta realizojë pa arritur marrëveshje me palën që e ka fituar rastin në BAT. 

BAT-i jep sanksione kur nuk kryhen me kohë obligimet financiare ndaj lojtarëve, trajnerëve, apo edhe agjentëve të ndryshëm. Sanksioni hiqet kur kryhen obligimet, apo arrihet marrëveshje për mënyrën e kryerjes së tyre. 

Prishtina aktualisht ka tri fitore e dy humbje në Superligë. Por i ka shtatë pikë e jo tetë, pasi pika e humbësit nuk i ka takuar për ndeshjen e regjistruar me rezultat zyrtar. 

Në xhiron e pestë, Prishtina arriti fitore të madhe, 79:77, ndaj Bashkimit. Për Bashkimin ishte disfata e parë. Atë ndeshje Prishtina e luajti pa praninë e shikuesve, për shkak të një dënimi që iu dha nga FBK-ja për sulm ndaj gjyqtarëve. Prishtina është dënuar që tri ndeshje si vendase t’i luajë pa praninë e shikuesve.

Prishtina lojtarin e fundit të huaj e ka prezantuar më 10 tetor. Klubi i kaltër në fillim të edicionit njoftoi për situatën e krijuar.

“Shkak i kësaj situate janë obligimet financiare të krijuara ndaj agjentëve dhe disa lojtarëve, të cilat datojnë që nga fillimi i sezonit të kaluar. Këto obligime, për shkak të mosrespektimit të afateve të pagesave në periudhën përkatëse ne fund te vitit 2025, kanë çuar në paraqitjen e rasteve pranë FIBA-s dhe Basketball Arbitral Tribunal (BAT) dhe, me kalimin e kohës, detyrimet janë akumuluar dhe kanë arritur në shuma të konsiderueshme”, kishte njoftuar Prishtina më 18 shtator.

Prishtina në ndeshjen e radhës është mysafire e skuadrës tjetër nga kryeqyteti, Bora. Pasi Pallati i Rinisë është i zënë për ndeshje ndërkombëtare të hendbollit, ky takim do të zhvillohet në Mitrovicë.