KB Vëllaznimi e ka prezantuar të mërkurën basketbollistin amerikan, DJ Davis, të cilin skuadra gjakovare e ka vlerësuar si “një prej opsioneve kryesore të skuadrës”.
Davis është 25-vjeçar dhe i gjatë 185 centimetra.
“Luan në pozita të ndryshme, si organizator por edhe shuter. Ai vjen në Gjakovë pas sezonit të parë profesional në Evropë, të cilin e zhvilloi në Gjeorgji, me Margvetin, në Superligën gjeorgjiane”, ka shkruar KB Vëllaznimi në njoftim.
Davis regjistroi 18 pikë, 3.1 kërcime dhe 2.7 asistime për ndeshje në kampionat, shkruan tutje klubi “kuqezi”.
Davis ka luajtur në ligën universitare NCAA, për skuadrat UC Irvine, Butler dhe Washington.
Artículos similares
-
Hellems regresa al Vëllaznimi dos semanas después de ser expulsado del club húngaro por golpear a un aficionado.
-
¿Ylli cambiará con Bamforth?
-
Tras dominar en Kosovo, Trepça apunta a los grupos de la Liga de Campeones.
-
Continúa la competición de la Superliga, el gran derbi en Peja
-
Mobley, el próximo estadounidense en Trepça