Apoya a TIME. Preserva la verdad.
baloncesto

Adams, el mejor de la quinta vuelta.

Mika Adams

Mika Adams i Rahovecit 029 është shpallur “MVP” i javës së pestë të Superligës së Kosovës në basketboll. 

Adams shkëlqeu në fitoren e Rahovecit 029 ndaj Pejës.  Rahoveci 029 të shtunën e mposhti Pejën me rezultatin 106:95. 

Për Rahovecin 029 ishte fitorja e parë e edicionit, pas katër humbjeve radhazi. 

Amerikani Adams kontribuoi me 31 pikë, gjashtë kërcime dhe dhjetë asistime. 

Adams zuri vend në pesëshen e javës bashkë me Kentrell Pullianin e Vëllaznimit, Davontrey Thomasin e Golden Eagle Yllit, Vincent Golsonin e Sigal Prishtinës dhe Kenny Hasbrouckun e Trepçës.