Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Arberi

VV en Pristina presenta una denuncia penal contra Rama

Feim Osmani - Jeta Bujari-Dida

Asamblistë të Komunës së Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje kanë dorëzuar  kallëzim penal në zyrën e kryeprokurorit të shtetit, Zejnuallah Gashi, ndaj kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Kallëzimi lidhet me, siç pretendojnë asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje, një varg shkeljesh të evidentuara në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit për Komunën e Prishtinës, gjatë periudhës 2023-2025.

Asamblisti i Vetëvendosjes, Feim Osmani, ka treguar se nga 26 shkelje të gjetura në këtë raport, 6 nga to i kanë përfshirë në kallëzimin penal, për të cilat besojnë se është konsumuar edhe vepër penale.

“Është çështja e gabimit më shumë se 7 për qind për sheshin “Xhorxh Bush” në vlerë financiare mbi 1 milion euro. Është dhënia e hapësirave publike për UNDP pa aprovimin e Kuvendit Komunal të Prishtinës, pagesa për disa punë të papërfunduara”, ka thënë Osmani.

Asamblistja e kësaj partie, Jeta Dida-Bujari, tha se hapja e procedurës ligjore ishte e vetmja zgjidhje për ta, pasi, siç u shpreh ajo, nuk iu dha asnjë mundësi për debat në Kuvendin Komunal për këtë çështje.

“Kemi shfrytëzuar çdo rrugë institucionale në sallën e Kuvendit Komunal të Prishtinës. Që nga ditët e para kemi kërkuar përballje të hapur për këto gjetje. Kemi kërkuar debat se si po administrohet paraja publike, por përgjigja e kryetarit ka qenë heshtja e tij”, u shpreh Dida-Bujari.

Lidhur me këtë, KOHA ka drejtuar pyetje në drejtim të komunës, mirëpo, të njëjtit, deri më tani nuk kanë kthyer përgjigje.