Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Arberi

Von der Leyen sobre los cambios en la Ley de Asuntos Especiales: Es importante preservar la independencia del poder judicial.

Ursula von der Leyen

Foto de : Driton Pacharada

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se i takon Kosovës të vendosë nëse do të bëjë ndryshime në Ligjin për Dhomat e Specializuara, por ka theksuar se në çdo rast duhet të ruhet pavarësia e gjyqësorit.

“Ndryshimi i përket Kosovës të vendosë. Me rëndësi të garantohet pavarësia e gjyqësorit dhe, në këtë kuadër të pavarësisë, i përket Kosovës të vendosë se çfarë të bëjë ose jo. Është me rëndësi që gjyqësori të mbahet i pavarur”, ka deklaruar von der Leyen në konferencë për media pas takimit me kryeministrin Albin Kurti në Prishtinë. 

Deklarata e saj vjen pasi Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka dorëzuar në Kuvend dhe Qeveri propozimet për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës. PDK-ja synon që çështjet që nuk lidhen me akuzat për trafikim organesh të barten për shqyrtim në Kosovë, në fazat e tjera të procedurës gjyqësore.

Nisma për ndryshimin e ligjit është bërë pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët së bashku janë dënuar me 81 vjet burgim.

E Kurti ka thënë se brenda kësaj jave do t’i jepet përgjigje kësaj çështje, pasi ka kërkuar opinion ligjor nga Ministria e Drejtësisë si dhe vlerësim financiar nga Ministria e Financave lidhur me këtë projektligj, meqë kjo është procedurë ligjore për të gjitha nismat legjislative. 

Leer otras actualizaciones
Ursula von der Leyen

Von der Leyen hoy en Kosovo, se reúne con Haxhiu y Kurti