Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Arberi

Von der Leyen inicia su visita a la región y llega mañana a Kosovo.

Ursula von der Leyen

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të mërkurën ka nisur në Tiranë turneun e saj në Ballkanin Perëndimor, gjatë të cilit do të vizitojë Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

Për shkak të zgjedhjeve parlamentare në Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë, von der Leyen pritet t’i vizitojë këto dy vende në një datë të mëvonshme, ka njoftuar Komisioni Evropian.

Ky është turneu i gjashtë vjetor i von der Leyenit në Ballkanin Perëndimor. Në fokus të vizitës do të jenë hapat e ardhshëm të nevojshëm për përparimin e vendeve të rajonit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, si dhe procesi i integrimit gradual, i cili mbështetet përmes Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor, me vlerë gjashtë miliardë euro.

Në ditën e parë të turneut, von der Leyen do të takohet në Tiranë me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, dhe kryeministrin Edi Rama.

Të enjten, ajo do të vizitojë Prishtinën, ku do të takohet me ushtruesen e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, dhe kryeministrin Albin Kurti.

Më pas, po të enjten, von der Leyen do të udhëtojë drejt Podgoricës, ku do të zhvillojë takime me presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviq, dhe kryeministrin Milojko Spajiq.

Turneu do të përfundojë në Shkup, ku presidentja e Komisionit Evropian do të takohet me presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, dhe kryeministrin Hristijan Mickoski.

Gjatë vizitës në rajon, von der Leyen do të vizitojë edhe projekte të financuara nga BE-ja, përfshirë një shkollë në Tiranë të rindërtuar pas tërmetit të vitit 2019, objektin e ri të Fakultetit të Shkencave në Prishtinë dhe korridorin hekurudhor në Maqedoninë e Veriut.

Në Podgoricë, ajo do të marrë pjesë në hapjen e Qendrës Kombëtare të Koordinimit, e cila synon forcimin e menaxhimit të kufijve dhe përmirësimin e shkëmbimit të informacionit me vendet anëtare të BE-së dhe Frontexin.