Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Arberi

Vela: El PDK intentó proteger al presidente.

Comprar Velas

Analisti politik, Blerim Vela, ka vlerësuar se Partia Demokratike e Kosovës ka tentuar ta mbrojë presidenten e re, duke i kërkuar zyrtarisht kthimin në Kuvend të Ligjit për Dhomat e Specializuara, në mënyrë që vendimi i Presidencës të mos mbetej pa një arsyetim paraprak politik.

Sipas Velës, kërkesa e PDK-së i ka paraprirë kthimit të ligjit nga Presidenca në Kuvend.
Vela ka konsideruar se miratimi i shpejtë i ligjit ka rritur rrezikun që ai të kontestohej në organet gjyqësore.

“Duke i parë diskutimet pas miratimit të ligjit, për ato problemet që ky ligj i miratuar nga Kuvendi me shpejtësi nuk ishte në linjë me obligimet ndërkombëtare dhe Kushtetutën e Kosovës, natyrisht që është ditur që kjo mund shumë lehtë të rrëzohet nga Dhomat Kushtetuese të Gjykatës Speciale, apo edhe vetë Gjykata Kushtetuese e Kosovës”, ka deklaruar Vela të enjten në “Interaktiv” të KTV-së.

Ai ka vënë në pikëpyetje edhe përgjegjësinë politike të PDK-së për procesin e miratimit të ligjit, duke thënë se një deklaratë e grupit parlamentar nuk mjafton për të sqaruar se cilat çështje përmbajtjesore synohet të trajtohen gjatë periudhës katërjavore të rishqyrtimit.

Sipas tij, debati nuk duhet të kufizohet vetëm te ligji, por të përfshijë edhe hartimin e një strategjie më të gjerë për trajtimin e çështjeve që lidhen me Dhomat e Specializuara.

“Fokusi duhet të jetë jo vetëm te projektligji, por në strategjinë. Ligji nuk është strategji, mund të jetë pjesë e saj”, ka thënë ai.

Vela ka vlerësuar se një nga pasojat më të mëdha të këtij procesi është dëmtimi i besimit të publikut në institucione. 

Vela ka kërkuar që PDK-ja të japë llogari për mënyrën se si është menaxhuar i gjithë procesi, duke vlerësuar se përgjegjësia nuk mund të mbyllet vetëm me një deklaratë publike.

“PDK-ja duhet të japë përgjigje dhe llogari, dikush duhet të japë dorëheqje brenda PDK-së për të gjithë këtë proces jo mirë të menaxhuar”, ka theksuar ai.