Korporata Energjetike e Koosvës ka njoftuar se ka vdekur punëtori për të cilin të dielën mbrëma njoftoi se ka pësuar lëndime të rënda në vendin e punës.
Përmes një postimi në Facebook, KEK-u ka bërë të ditur se 59-vjeçari, Haxhi Gjinovci, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.
Ka bërë të ditur se ai ishte i sistemuar në pozitën “Teknik i Xehtarisë” në kuadër të Divizionit të Prodhimit të Qymyrit (DPQ).
“Më 16.08.2026, gjatë kryerjes së detyrave të punës dhe derisa po lëvizte në zonën e ekskavatorit, i ndjeri ka pësuar një aksident të rëndë, i cili fatkeqësisht ka rezultuar me humbjen e jetës së tij. Haxhi (Selatin) Gojnovci ishte pjesë e KEK-ut që nga data 15.11.1985 dhe, për më shumë se katër dekada, dha një kontribut të çmuar profesional në Korporatë. Ai do të kujtohet me respekt për përkushtimin, përgjegjësinë, korrektësinë dhe sjelljen e tij shembullore në punë, si dhe për raportet e mira kolegiale që ndërtoi ndër vite”, thuhet në njoftim.
-
Un trabajador de KEK fallece tras sufrir lesiones en el trabajo.
-
Un trabajador de KEK murió después de un incidente en la central eléctrica B de Kosovo.
-
Precios de los derivados hoy
-
Ramadán: El gobierno central está llevando a la bancarrota a los municipios.
-
El PDK se reúne con el Gobierno y vuelve a advertir sobre una carta que solicita una sesión constitutiva.