Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Arberi

Tres niños albaneses mueren en Estados Unidos tras un incendio que arrasa el apartamento donde vivían.

A NOSOTROS

Tre fëmijë kanë humbur jetën, ndërsa dy të tjerë dhe dy të rritur janë në gjendje kritike pas një zjarri që përfshiu një banesë dykatëshe në Windergate Drive, pranë Old St. Augustine Road, sipas shefit të Departamentit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Jacksonville, Percy Golden.

Zjarri u raportua rreth orës 05:15 të mëngjesit të së mërkurës, më 26 gusht. Ekipet mbërritën brenda pak minutash dhe u përballën me flakë të mëdha në katin e parë dhe tym në katin e dytë, tha Golden. Dy të rritur kishin arritur të dilnin nga banesa së bashku me dy fëmijë. Zjarrfikësit kontrolluan banesën dhe gjetën tre fëmijët e tjerë të pajetë. 

Familjarët që mbërritën në vendngjarje thanë se janë nga Shqipëria dhe se të gjithë fëmijët ishin djem.

Një fqinj i tha News4Jax se personat që ndodheshin aty ndihmuan për të kapur një foshnjë dhe një të rritur që dolën nga një dritare në katin e dytë, shkruan Jacksonville.com.

Ekipet arritën ta vinin zjarrin nën kontroll rreth orës 05:40, por banesa u shkatërrua plotësisht. Zjarri gjithashtu preku edhe dy njësitë e banimit ngjitur, tha shefi i zjarrfikësve.

Golden tha se Kryqi i Kuq Amerikan po ndihmon shtatë të rritur dhe gjashtë fëmijë, të cilët kanë mbetur pa strehim si pasojë e zjarrit.