Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Arberi

La Universidad de Pristina adopta una declaración sobre la guerra justa del KLA.

el senado

Universiteti i Prishtinës ka miratuar një deklaratë për luftën e drejtë të popullit të Kosovës për liri, demokraci dhe pavarësi.

Në njoftimin për miratimin e kësaj deklarate thuhet që lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte pjesë e përpjekjes së popullit të Kosovës për mrbojtjen e shtëpisë, lirisë individuale dhe kolektive, si dhe së drejtës për të jetuar të lirë nga represioni e dhuna.

Për këto, universiteti shkroi se i referohet opinionit këshillimor të Gjykatës Ndekrombëtare të Drejtësisë të 22 korrikut 2010 në të cilën gjykata arriti në përfundimin se deklarata e pavarësisë së Kosovës e 17 shkurtit 2008, nuk kishte shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Mes tjerash Universiteti i Prishtinës ka shprehur edhe gatishmërinë që të kontribuojë në ndriçimin e së vërtetës historike të Kosovës.

“Institucioni më i madh publik i arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor në Kosovë, Universiteti i Prishtinës mbetet i hapur dhe i gatshëm të kontribuojë me të gjitha kapacitetet e tij akademike, shkencore dhe institucionale në dokumentimin, studimin dhe ndriçimin e së vërtetës historike për luftën çlirimtare të Kosovës, për dëbimin dhe dhunën sistematike të ushtruar ndaj popullsisë civile, për përvojën e viktimave dhe të të zhvendosurve, si dhe për rrugën që çoi drejt lirisë dhe shtetësisë së Kosovës. Ky është një detyrim ndaj së vërtetës, ndaj viktimave dhe brezave që e përjetuan luftën, por edhe ndaj brezave të rinj që kanë të drejtë ta njohin historinë e vendit të tyre mbi bazën e fakteve, dokumenteve dhe standardeve akademike”, thuhet në deklaratën e miratuar nga Universiteti i Prishtinës.